Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar publikimin e rezultateve të para të votave të dërguara me postë nga diaspora, ndërsa procesi i numërimit është ende në vazhdim.
Pas procesimit të 8.51% të votave (16 nga 188 kuti), Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 1,293 vota (45.79%), e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 1,010 vota (35.76%).
Në vendin e tretë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate me 335 vota (11.86%).
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) deri më tani ka siguruar 98 vota (3.47%), ndërsa partitë e tjera kanë marrë më pak se 1% të votave të numëruara.
Procesi i numërimit do të vazhdojë edhe në orët në vijim, ndërsa rezultatet pritet të pasqyrojnë ndikimin e diasporës në zgjedhjet e fundit.
Votat e numëruara janë nga komunat Deçan (5 kuti nga 6), Gjakovë (2 nga 12 kutitë), Novobërdë (1 kuti), Shtërpcë (1 kuti), Zveçan (1 kuti), Mamushë (1 kuti), Hani Elezit (1 kuti), Graçanicë (1 kuti), Ranillugë (1 kuti), Kllokot (1 kuti), Mitrovicë e Veriut (1 kuti). /Telegrafi/