Site icon Telegrafi

KQZ publikon fletëvotimet për zgjedhjet në veri

Të dielën, më 23 prill do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës,  Mitrovicë e Veritu, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka kryer përgatitjet e dhura për këto zgjedhje.

KQZ-ja publikoi edhe fletëvotimet për këto zgjedhje dhe udhëzon votuesit se si duhet plotësuar.

“Si të plotësoni fletëvotimin për Kryetar Komune? Si të plotësoni fletëvotimin për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal?”, shkruan KQZ së bashku me fletvotim.

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve, të premten KQZ-ja miratoi listen e qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime. /Telegrafi/

i

Exit mobile version