Site icon Telegrafi

KQZ me njoftim për t’u gjetur qendrat e votimit për zgjedhjet e 23 prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote në katër komunat e Republikës së Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, se përmes makinës kërkuese të KQZ-së mund ta gjeni qendrën tuaj të votimit në zgjedhjet e 23 prillit.

KQZ përmes një komunikate për media thotë se procedura për këtë qëllim është e thjeshtë, duke shënuar vetëm numrin personal të identifikimit në makinën kërkuese që është vendosur në ueb faqen e KQZ-së në hapësirën Gjej qendrën tuaj të votimit, apo në vegzën direkte: https://eomp.kqz- ks.org/.

Në njoftim thuhet se, në këtë makinë kërkuese janë përditësuar të dhënat e listës votuese në përputhje me vendimin e KQZ-së për miratimin e listës së qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre, i datës 14 prill 2023.

Sipas këtij vendimi, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime. /Telegrafi/

Exit mobile version