Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka miratuar dhënien e mandateve për deputetët e Partisë Demokratike, Oriela Nebiaj dhe Petrit Doda.
Vendimi u mor në mbledhjen e KQZ-së të enjten.
Ori Nebaj do të zëvendësojë Grida Dumën, e cila la mandatin e deputetes për t’u angazhuar në botën e televizionit.
Ndërkohë, Petrit Doda do të futet në Kuvend pas largimit të Alfred Rushajt i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit për arsye personale/Telegrafi/