Site icon Telegrafi

KQZ miraton listën e kandidatëve që do të zëvendësojnë deputetët, pas vendimit të Kushtetueses

Arkiv / Foto: Ridvan Slivova

Dy kandidatë për deputete kanë mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që mori ditë më parë në lidhje me ankesën e dy ish-deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti e Drita Millaku, për të cilat në zgjedhjet e kaluara sipas vendimit të GJK-së, kishte pasur diskriminim gjinor në momentin kur ato nuk ishin lejuar të bëheshin deputete për të zëvendësuar deputetët që ishin bërë ministra.

Yllza Hoti dhe Gresa Bytyqi ishin dy deputetet që pritej të zëvendësonin Arbërie Nagavcin dhe Rozeta Hajdarin në Kuvend, në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u zëvendësuan me Ekrem Mustafën dhe Enver Dugollin.

Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese: Pati diskriminim gjinor në rastin e Tinka Kurtit e Drita Millakut në zgjedhjet e kaluara

Ky vendim u mor sot në KQZ, pas vendimit të fundit të Kushtetueses, ku Presidenca kishte kërkuar nga KQZ-ja të rivlerësonte edhe njëherë këtë listë.

“Nga NDS, në vend të Emilija Rexhepi, është Samra Ilijaz, nga IRDK në vend të Elbert Krasniqi, vjen Fidan Lala, në AAK, në vend të Daut Haradinaj, është Shemsedin Dreshaj. Kurse në vend të deputetëve të LVV-së janë Enver Haliti, Shqipe Isufi, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hydajet Hyseni Kaloshi, Ekrem Mustafa, Enver Dugolli, nga KDTP, në vend të Fikrim Damka do të jetë Enis Kervan”, tha Daka. /Telegrafi/

Exit mobile version