Telegrafi

KQZ-ja publikon shpenzimet tre mujore të partive politike, prin LVV-ja – më pas PDK, LDK e tjerat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (korrik – shtator 2023) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas raportit të KQZ-së, për shpenzime në tremujorin e fundit, korrik-shtator prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 330 mijë e 599.3 euro, e dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 164 mijë e 358.7 euro, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 142 mijë e 421.05 euro dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 61 mijë e 666.25 euro.

Në raport bëhet e ditur se shpenzimet më të mëdha i ka partia në pushtet, LVV-ja për paga dhe mëditje, 193 mijë e 572,08 euro .

Edhe PDK-ja, shpenzimet më të mëdha gjatë tremujorit të tretë i pati në paga, ndërsa gjithsej shpenzime për tre muaj pati 164 mijë e 358.71 euro.

Gjithashtu edhe LDK-ja përgjatë tre muajve më së shumti shpenzoi për paga. Ndërkaq, totali i shpenzimeve nga kjo parti për tre muaj janë 142 mijë e 421.05 euro.

Më së paku shpenzime për tremujorin e tretë pati AAK-ja, me vlerë 61 mijë e 666.25 euro.

Për t’i lexuar në detaje shpenzimet e subjekteve politike për tre muaj korrik, gusht, shtator mund të klikoni KËTU: