Site icon Telegrafi

KQZ-ja mblidhet sot, pritet të caktohet kohëzgjatja e fushatës parazgjedhore dhe të miratohet plani operacional

Foto: Arkiv

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) do të mblidhet sot për të marrë vendimet e para në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të parakohshme (14 shkurt) të cilat u vendosën të mërkurën mbrëma nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se KQZ-ja fillimisht do të vendos për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore.

Lexo po ashtu Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, më 14 shkurt zgjedhjet parlamentare
Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së

“Sot do të mblidhet Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) për të marrë vendimet e para në kuadër të përgatitjes së këtyre zgjedhjeve. KQZ-ja, fillimisht vendos për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore, duke i shkurtuar këto afate dhe përshtatur me ditët që do t’i kemi në dispozicion për përgatitjen e zgjedhjeve si dhe do të miratohet plani operacional, ku janë të listuara të gjitha aktivitetet që do të kryhen nga KQZ-ja që nga dita e parë dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e publikoi një ditë më parë të plotë aktgjykimin lidhur me votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Lexo po ashtu Publikohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për votimin e Qeverisë Hoti, pritet caktimi i datës së zgjedhjeve

Ndërsa, ushtruesja e detyrës së Presidentes Vjosa Osmani të mërkurën mbrëma e ka shpërndarë legjislaturën e shtatë të Kuvendit të  Kosovës dhe i ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për datën 14 shkurt. /Telegrafi/

Exit mobile version