Site icon Telegrafi

KQZ-ja mban sot mbledhje rreth përjashtimit të Rusisë dhe Bjellorusisë nga ACEEEO

Foto: Arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhje, ndërsa në rend dite është shqyrtimi për votimin e përjashtimit të Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Evropian (ACEEEO).

Ditë më parë edhe Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas invazionit në Ukrainë.

Këto sanksione përfshijnë ngrirje të aseteve bankare e masa tjera financiare e po ashtu sanksione për individ e akterët politik të përfshirë në marrjen e vendimit për invazionin rus në Ukrainë.

Sanksionet konsistojnë në: ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalim udhëtimi në territorin e Republikës së Kosovës për individët e sanksionuar, ndalim për individë dhe entitete në Republikën e Kosovës, që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte, për individët dhe entitetet e sanksionuara. /Telegrafi/

 

Exit mobile version