Site icon Telegrafi

KPK-ja i përgjigjet deklaratave të Kurtit: Të gjithë janë të barabartë para ligjit

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajradaj u është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Albin Kurti.

Hajdaraj, ka thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës e ka mbështetjen e plotë të KPK-së dhe se “të gjithë janë të barabartë para ligjit”.

“Sa i përket deklaratave të kryeministrit nuk i komentojmë deklaratat politike. Mund të them se kemi reaguar shpesh nga sulmet që janë bërë me deklarata politike, nuk kam çka të shtoj, jeni të njoftuar se sot kryeprokurori Isufaj ka konferencë për shtyp. Ai do të përgjigjet më në detaje, mirëpo edhe mund të shtoj, se KPK i jep mbështetjen e plotë Prokurorisë Speciale në zbatimin e mandatit të plotë kushtetues, të gjithë janë të barabartë para ligjit”, tha ndër të tjera ai.

Lexo po ashtu Kurti, Prokurorisë Speciale: Unë guxoj t’ju them s’po vij, ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë te unë

Kurti qe disa herë nuk i është përgjigjur ftesës së Prokuroria për intervistim dhe ka thënë se “i mirëpret prokurorët në zyrën e tij.

Kryeministri ka potencuar se nuk ndien asnjë detyrim për t’iu përgjigjur ftesës dhe se prokurorët mund të vijnë në zyrën e tij për ta intervistuar.

Ai ka theksuar se prokurorët po përpiqen të sulmojnë kabinetin e tij qeveritar dhe ministrat. /Telegrafi/

Exit mobile version