Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
facebook.com/estethica.prishtine
044/049 344-284, 038/733-407
Losionet zakonisht preferohen për personat që nuk vuajnë nga dehidrimi i lëkurës.
Kremrat kanë dendësi më të lartë, kurse vajrat edhe më tepër. Kjo e fundit preferohet për personat që kanë lëkurë të tharë, të plasaritur sidomos nëpër duar, bërryla, gjunjë, buzë dhe shputa.
Kremrat janë një zgjidhje e mirë për ta hidratuar fytyrën. Në qoftë se përbërësit ju duken shumë të komplikuar, thjeshtë shikoni për produkte që përmbajnë acid laktik, ceramide, glicerinë – të gjithë janë hidratues.
Acidi hyaluronik është një përbërës efektiv që e mban sasinë e ujit në fytyrë si dhe lufton procesin e plakjes.
Nëse arrini të bëni përzgjedhjen e produkteve të blera, mos hezitoni të këshilloheni me një dermatolog ose kozmetolog. /Telegrafi/