Site icon Telegrafi

Kovatchev: Marrëdhëniet Maqedoni-Bullgari duhet të jenë të sinqerta, e jo vetëm formale

Eurodeputeti bullgar Andrey Kovatchev e ka përshëndetur marrëveshjen e fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratën për agjencinë e lajmeve AIM, Kovatchev thotë se ”me rëndësi është që të ketë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, duhet të jenë të sinqerta, e jo vetëm formale”.

Sipas tij, ”Maqedonia do të mundet më shpejtë ta fillojë procesin e bisedimeve për anëtarësim të plotë në BE dhe NATO. Kjo është shumë e rëndësishme për stabilitetin e rajonit tonë. Përsëri bëj thirrje që të tejkalohet ajo që na ndante në të kaluarën dhe të ecim së bashku në të tashmen dhe të ardhmen”.

Kovatchev thekson se marrëveshja do të jetë para kuvendeve të Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe të gjitha partitë do të mund që të thonë qëndrimin e tyre./AIM/Telegrafi/

Exit mobile version