Thomas Tuchel zbuloi se Mateo Kovacic ka rezultuar pozitiv me coronavirus vetëm një ditë pasi u rikthye në stërvitje pas një lëndimi në kofshë.
Mesfushori kroat ka humbur tetë ndeshjet e fundit të Bluve për shkak të një lëndimi të pësuar në stërvitje në tetor.
Trajneri i Chelseat priste një përforcim për skuadrën e tij përpara ndeshjes së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Zenit St Petersburg të mërkurën mbrëma, megjithatë Kovacic tani është në izolim.
It's #UCL press conference time! 💬 https://t.co/acmeOtSxYN
— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 7, 2021
“Mateo ishte në stërvitje dje me një buzëqeshje të madhe dhe ishte kënaqësi e vërtetë që u kthye ai”, deklaroi Tuchel.
“Por, ai rezultoi pozitiv sot për COVID-19 dhe është në izolim” .
Tuchel gjithashtu konfirmoi se Jorginho dhe N’Golo Kante nuk do të jenë në dispozicion të tij për udhëtimin në Rusi. /Telegrafi/