Përmes profilit të tij në Facebook, eurodeputeti bullgar, Andrey Kovachev ka reaguar në lidhje me librat e historisë, si në Maqedoni, ashtu edhe në Bullgari.
Duke shpërndarë një lajm të ministres së Arsimit të Maqedonisë, Renata Deskoska, ku ajo thotë se nuk do të ndryshohen librat e historisë, Kovachev shprehet se tekstet shkollore për historinë duhet që të rishikohen.
“Kështu nuk do të kuptohemi me ish-komunistët e Titos. Me gënjeshtra në libra, si në Maqedoni, ashtu edhe në Bullgari nuk mund që të vazhdohet”, ka shkruar eurodeputeti bullgar, Andrey Kovachev./Telegrafi/