Telegrafi

Kovaçevski-Vickers: Marrëdhëniet tregtare në mes RMV-së dhe Britanisë janë shembull në rajon

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot pati takim me Martin Vickers, të dërguarin special për tregtinë për Ballkanin Perëndimor të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet e përgjithshme Maqedoni-Britani, të cilat bashkërisht u vlerësuan si jashtëzakonisht solide, afatgjata dhe gjithëpërfshirëse. Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit dypalësh ekonomik dhe tregtar, ku kryeministri Kovaçevski theksoi se Mbretëria e Bashkuar është investitori i dytë më i madh i huaj direkt në vendin tonë, ndërsa Maqedonia e Veriut është partneri i parë tregtar i Mbretërisë së Bashkuar në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kovaçevski përshëndeti punën e kompanive britanike në këtë vend dhe shprehu kënaqësinë me themelimin e Asociacionit Britanik të Biznesit në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se kjo do të kontribuojë në avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut dhe tërheqjen e investimeve të reja britanike në vend.

Në takim u bisedua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik edhe në fusha të tjera.

“Qeveria që unë drejtoj është e përkushtuar për forcimin e tregtisë dhe investimeve, veçanërisht në fusha të tilla si energjia dhe infrastruktura”, shtoi tha Kovaçevski./Telegrafi/