Site icon Telegrafi

Kovaçevski: Ulja e TVSH-së nuk do të ndihmonte në uljen e çmimit të energjisë elektrike, duhet të kursejmë sa më shumë

Ulja shtesë e TVSH-së nuk do të kishte ndikim të madh në çmimin e energjisë elektrike, sepse në tregun e lirë është mbi 1000 euro, tha sot kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski në lidhje me kërkesat e sektorit të biznesit për të zbutur ndikimin e lartë të çmimeve të energjisë elektrike për kompanitë.

“Për uljen e TVSH-së tashmë është ulur edhe për energjinë elektrike. Nëse është e nevojshme, do të ulet sërish, por nuk do të kishte ndikim të madh në çmimin e energjisë elektrike, kur e dimë se është mbi 1000 euro të vendosura në tregun e lirë. Sa i përket marzheve të tregtarëve të energjisë elektrike, para së gjithash duhet të bëhet një analizë nga Komisioni Rregullativ, për të parë sa të mëdha janë ato marzhe dhe nëse ka ndonjë marzhë për këto çmime të energjisë elektrike”, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se kjo çështje tashmë është shqyrtuar në Këshillin Ekonomik dhe sapo t’i kenë kalkulimet, Qeveria do të ndërhyjë në atë pjesë.

Kryeministri theksoi se çelësi në periudhën e ardhshme është kursimi i energjisë elektrike kudo që të jetë e mundur.

“Jemi në një periudhë kur çmimet e energjisë elektrike janë më të lartat dhe janë më të larta se çdo logjikë ekonomike, e kam fjalën për të gjithë kontinentin evropian, prandaj kursimi mbetet rrugë e vetme”, shtoi kryeministri Kovaçevski.

Exit mobile version