Kryeministri dhe lideri socialdemokrat, Dimitar Kovacevski, nuk ka dashur t`i komentojë informacionet se paraardhësi I tij, Zoran Zaev, I ka përgatitur “grushtet” në parti.
“Vet ish-Kryetari I LSDM-së dhe ish-Kryeministri I ka përgënjeshtruar këto pohime dhe unë nuk dua t`i komentojë për shkak se asnjëherë nuk i komentoj politikanët tjerë”, tha Kovaçevski.
Pyetjet e këtilla të gazetarëve vijnë pasi para Vitit të Ri, portali “Plusinfo” kishte shkruar se Zaevi po përpiqet tinëzisht ta “rrënojë” Kovacevskin dhe se ka pasur ide për të ndarë pushtetin midis LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, pa BDI-në.
Për këto pohime, ish-Kryeministri Zoran Zaev ishte prononcuar përmes rrjeteve sociale me përgënjeshtrimin se nuk ka për qëllim të bëjë ndarje në LSDM dhe të bëjë “grushtet të sajuar”.
I pyetur se si janë raportet me Zaevin, Kryeministri ka theksuar se komunikon me të gjithë ish-liderët e LSDM-së dhe se kur ka nevojë konsultohet me ata.
“Pjesa më e madhe e ish-Kryetarëve kanë marrë pjesë në tribunat që I patëm si parti politike në Tetor, Nëntor dhe Dhjetor. Me këtë ata dëshmuan mbështetjen e tyre”, tha Kovaçevski.
Duke u prononcuar për situatën në kampin socialdemokrat, Kovaçevski vlerësoi se pas disfatës në zgjedhjet e Tetorit 2021, LSDM-ja është konsoliduar dhe u është kthyer shtigjeve të fitoreve.