Telegrafi

Kovaçevski: Nëse bisedimet me ASH-në vazhdojnë në frymën pozitive, mund të zgjerohet shumica qeveritare

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot ka folur në lidhje me përfshirjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri. Ai theksoi se nëse bisedimet vazhdojnë në frymën pozitive, ekziston mundësia që të zgjerohet koalicioni qeveritar.

Megjithatë, Kovaçevski tha se ende nuk është biseduar për ndarjen e resorëve.

“Thash që nuk kemi biseduar konkretisht për resorë dhe për marrjen e përgjegjësive në resorë të caktuara, por gjithsesi se bisedimet do të vazhdojnë dhe në qoftë se biem dakord komplet në këto parime themelore për të ardhmen e shtetit, në këtë nuk kam dyshim për shkak se Aleanca për Shqiptarët edhe në periudhën e kaluar ka treguar se ka mbështetur të gjitha vendimet që kishin të bëjnë për ardhmërinë evropiane të vendit”.

“Mendoj se në të ardhmen, nëse bisedimet vazhdojnë me vullnet të mirë dhe në frymë pozitive si deri tani, mund të ndodh edhe zgjerimi i shumicës qeveritare”, tha mes tjerash Kovaçevski.