Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se ende nuk ka bisedime konkrete me Aleancën për Shqiptarët për programin e bashkëpunimit dhe çështjet e kuadrit.
“Kur flasim për Aleancën për Shqiptarët, atëherë duhet të themi se ai bashkëpunim duhet të bazohet në dy supozime.
E para është programore-politike dhe e dyta ka të bëjë me kuadrin, për të cilën ende nuk ka diskutime konkrete”, tha sot Kovaçevski, i cili së bashku me ministren e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçeska vizituan Prespën./Telegrafi/