Të publikohet lista e shtetasve të Maqedonisë të cilët kanë pasaporta bullgare. Këtë e kërkon eurodeputeti bullgar, Andrej Kovçev dhe konfirmon se në mesin e tyre ka politikanë, persona nga pushteti dhe opozita, por ka edhe diplomatë, gazetar dhe profesorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai sqaron se disa prej tyre janë të zëshëm kundër Bullgarisë dhe për këtë arsye kërkon nga institucionet të zbulojnë emrat e atyre që kanë nënshtetësi bullgare dhe, sipas tij, punojnë në dëm të Bullgarisë.
“Në fakt, të gjithë këta njerëz deklaruan se ata ndjehen bullgarë etnikë dhe se prindërit dhe gjyshërit e tyre janë gjithashtu bullgarë etnikë. Midis bashkatdhetarëve tanë janë shumë politikanë të mëparshëm dhe aktualë, ish-kryeministra, ish-ministra dhe ministra aktualë, kryetarë komunash, deputetë nga Kuvendi i mëparshme dhe ato aktualë (disa prej të cilëve votuan kundër marrëveshjes së Miqësisë me Bullgarinë), anëtarë të udhëheqjes së dy partive kryesore, diplomat, biznesmen, gazetarë kryesorë, profesorë të universiteteve”, tha Kovaçev.
Kovaçev edhe më parë kishte kërkuar zbulimin e emrave të shtetasve të Maqedonisë me pasaporta bullgare./Telegrafi/