Ylli 42 vjeç, kanalizoi Britney Spears në Instagram, duke pozuar me të njëjtën veshje super të shkurtër të zezë nga marka Dolce & Gabbana, të cilën këngëtarja e hitit “Toxic” e kishte veshur në VMA 2001.
Të dyja, Kardashian dhe Spears kishin të brendshme të zeza nën veshjen e tejdukshme, megjithëse Kourtney shtoi edhe geta të zeza me dantella, të gjata deri në fund të këmbëve.
Shfaqja e çmimeve të vitit 2001 ishte një shfaqje epike për Spears; jo vetëm që atëherë 19-vjeçarja morri vëmendje në tapetin e kuq, por ajo gjithashtu bëri historinë me performancën e saj “Slave 4 U”.
Sa i përket Kardashian, ajo ka gërmuar në arkivat e Dolce & Gabbana si dhe ofertat e tyre të modës kohët e fundit, duke shfaqur një pamje të bukur të markës italiane të modës në mediat sociale dhe duke marrë pjesë në shfaqjen e modës Alta Moda në Venecia, Itali me të dashurin Travis Barker dhe nënën e saj. Kris Jenner muajin e kaluar.
Ndryshe, “MTV Video Music Awards 2021” do të zhvillohet në New York më 12 shtator. /Telegrafi/