Site icon Telegrafi

Kourtney Kardashian: Më pëlqen të jem në botën time të vogël

(Foto: Instagram/kourtneykardash)

Ylli televiziv, Kourtney Kardashian, ka pohuar se ndihet sikur jeton në një “flluskë të vogël”.

43-vjeçarja ka kaluar disa kohë larg motrave të saja të famshme gjatë muajve të fundit dhe në fakt po shijon përvojën e të jetuarit në “botën e saj të vogël”.

“Mendoj se disa prej nesh më shumë se të tjerët ndjejnë nevojën të distancohen ndonjëherë ose thjesht të bëjmë gjërat tona. Më pëlqen të mbaj ‘flluskën’ time të vogël dhe siç thonë ‘Mbroni energjinë tuaj’”.

(Foto: Instagram/kourtneykardash)

“Dhe thjesht më pëlqen të jem në botën time të vogël dhe të hyj kur zgjedh dhe pastaj të rrëshqasë përsëri”, ka deklaruar bukuroshja, e cila është martuar me Travis Barker – transmeton KP.

Kourtney u bë yll në serialin televiziv real të familjes së saj, “Keeping Up With the Kardashians”. Por, në fakt, ajo preferon të xhirojë realizimin e tyre të fundit televizive, “The Kardashians”, sepse kërkon më pak kohë.

(Foto: Instagram/kourtneykardash)

Kardashian, e cila është nënë e tre fëmijëve me ish-të dashurin Scott Disick, mbetet veçanërisht e afërt me motrën e saj, Khloe, mirëpo ka pranuar se marrëdhënia e tyre ka evoluar gjatë viteve të fundit dhe ndjen se tani është në një “vend tjetër” në jetën e saj.

(Foto: Instagram/kourtneykardash)
Exit mobile version