Telegrafi

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker të papërmbajtshëm në rërën e plazhit, paparacët i fotografojnë në momente intime

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker duket se kanë një anë sentimentale pasi u rikthyen këtë fundjavë në vendin e saktë ku u fejuan gati një vit më parë.

DailyMail ka siguruar disa fotografi ekskluzive të çiftit të sapomartuar në Los Angeles, teksa ata ecnin në plazhin me rërë jashtë hotelit Rosewood Miramar.

Ata dukej se ishin po aq të dashuruar sa ditën kur i thanë njëri-tjetrit ‘Pranoj’ në Portofino të Italisë në maj të këtij viti, ndërsa u kapën për dore, u puthën dhe kaluan një pasdite me diell së bashku.

Kourtney kishte veshur një fustan mëndafshi jeshil me material neoni, i cili kishte një të çarë të gjatë në anën që tregonte këmbët e saj të tonifikuara. Ajo kishte veshur një xhaketë të zezë për t’u ngrohur ndërsa mjegulla bregdetare po fillonte të shtrihej, ndërsa kishte mbathur një palë çizme të zeza të trasha.

Lexo po ashtu Marrëdhënia e Kim Kardashianit drejt shembjes - i dashuri i saj fotografohet duke u përqafuar me një femër tjetër

I dashuri i saj, bateristi i Blink-182 ishte e veshur kryesisht në të zeza: një bluzë me printe dhe xhinse, duke treguar numrin e madh të tatuazheve.

Ata gjithashtu të dy u lajmëruan në rrjetet sociale për të ndarë me ndjekësit e tyre imazhe nga pushimi i përbashkët.

Ylli i serialit “Keeping Up With The Kardashians” publikoi disa fotografi nga brenda raportit ekskluziv me fokus në shtratin e tyre ku ishin vendosur petale trëndafili të kuq.

Bashkëshorti i saj zgjodhi imazhe më të egra në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Bateristi Travis Bareker ndau me ndjekësit një fotografi të gruas së tij të shtrirë në gjoks. Dhe më pas ai publikoi një fotografi me këmbët e saj mes tyre në rast se dikush harronte se ata kanë kimi dhe po shijojnë vërtet shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kourtney pranoi propozimin për martesë të yllit të rock-ut ndërsa ishte në plazh jashtë resortit në tetor të vitit 2021.

Ai i dhuroi asaj një unazë gjigante diamanti që thuhet se vlen një milion dollarë.

Kourtney publikoi fotografi të propozimit luksoz në Instagram me mbishkrimin “përgjithmonë”, ndërsa ata u përqafuan mes një deti me trëndafila të kuq.

Kim dhe Khloe Kardashian, Kylie dhe Kendall Jenner, Corey Gamble, Kris Jenner dhe Tristan Thompson ishin aty për festën e propozimit dhe fejesës, si dhe fëmijët e Barkerit: Landon, 18, Alabama, 15 dhe njerka Atiana De La Hoya.

Sikur të kishte dyshime për jetën e tyre shumë të zjarrtë të dashurisë, Barker gjithashtu publikoi edhe një fotografi të një shtrati me një zemër me trëndafila të kuq pas darkës. /Telegrafi/