Site icon Telegrafi

Kourtney dhe Kim Kardashian vizitojnë Armeninë për të pagëzuar fëmijët e tyre

Kim Kardashian bashkë me fëmijët në Armeni (Foto: Splash News)

Motrat e njohura Kardashian, Kim dhe Kourtney, u kthyen në rrënjët e tyre dhe sollën me vete edhe fëmijët.

Dy motrat ndodhen në kryeqytetin armen të Jerevanit, ku arritën me North, Saint, Chicago, Psalm, Mason, Reign dhe Penelope. Grupi e bëri udhëtimin të dielën në Kishën e Shën Johanes-Mkrtich.

Duket se Saint, Chicikago, Psalmi, Reign dhe Mason janë ata që pagëzohen – në kulturën armene, ndërsa personi që pagëzohet veshet me të bardha. North ishte pagëzuar tashmë në Jeruzalem në vitin 2015.

Penelope kishte veshur një fustan të purpurt, por nuk dihet se kur dhe nëse është pagëzuar.

Ju mund të shihni se e gjithë familja u nisën për në kishë, me truproja për të mbajtur turmën në një distancë. Megjithatë, Kim ndaloi në një moment për të bërë ‘selfie’.

Kim së pari vizitoi tokën stërgjyshore të familjes së saj në vitin 2015. Ajo forcoi lidhjet e saj me Armeninë që nga ajo kohë.

Në fakt, Kim është folësja kryesore më vonë këtë javë në Kongresin e 23-të Botëror për Teknologjinë e Informacionit. /Telegrafi/

Exit mobile version