Motrat e famshme Kardashian, Kourtney dhe Kim, këto ditë kanë marrë gjithë vëmendjen e faqeve rozë dhe i kanë pushtuar rrjetet sociale me pozat e tyre me bikini.
Jemi mësuar që Kim Kardashian “ta rrënojë” internetin me pozimet e saja atraktive, mirëpo kësaj radhe edhe motra e saj më e madhe është dukur mjaft tërheqëse.
Madje 38-vjeçarja i ka bërë konkurrencë motrës së saj me figurën trupore.
Në disa prej fotografive, dy motrat janë shfaqur bashkë, ndërsa kemi raportuar se Kim ka bërë një fotosesion për fushatën e të brendshmeve të Calvin Klein.
Kourtney e ka shoqëruar në plazhet e ishujve Turks dhe Caicos, dhe nga atje motrat e famshme kanë publikuar fotografi të përbashkëta në rrjetet sociale.
Edhe në profilin e Kourtneyn edhe në atë të Kim në Instagram, secili imazh ka kaluar shifrën prej më shumë se një milion pëlqimesh nga ndjekësit e dy bukurosheve.
Ditë më parë 38-vjeçarja i ka publikuar edhe disa fotografi, në të cilat ka pozuar e vetme me bikini dhe është dukur mjaft tërheqëse. /Telegrafi/