Site icon Telegrafi

Kouroumblis: Për herë të parë në bisedime hyn edhe çështja e irredentizmit

ÁíáêÞñõîç åðßôéìùí äçìïôþí Ðýñãïõ ãéá ôïõò õðïõñãïýò Ðáíáãéþôç ÊïõñïõìðëÞ êáé ÃéÜííç Ôóéñþíç, óôï ËÜôóåéï Äçìïôéêü ÌÝãáñï Ðýñãïõ, ôï ÓÜââáôï 15 Éïõëßïõ 2017. (EUROKINISSI/ILIALIVE.GR/ÃÉÁÍÍÇÓ ÓÐÕÑÏÕÍÇÓ)

Mendoj se mënyra se si qeveria, kryeministri dhe ministri për Punë të Jashtme i zhvillojnë bisedimet në çdo mënyrë garanton interesat e vendit, mendon ministri për Transport Detar i Greqisë, Panagiotis Kouroumblis, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke u përgjigjur në televizionin grek “Sky”, në pyetjen se a pajtohet me termin Maqedoni,Kouroumblis tha se bëhet fjalë për emër të pranuar.

“Mendoj se nuk jepet emri Maqedoni, por është një emër i pajtueshëm dhe më duhet t’ju them se për herë të parë në bisedime hyn edhe çështja e irredentizmit”, tha ministri grek.

Siç informon korrespondentja AIM nga Athina, Kouroumblis mendon se Greqia duhet t’i mbyll çështjet me Maqedoninë dhe Shqipërinë, ndërsa sapo të mbyllen “Greqia do të jetë forcë rajonale në Ballkan”. /Telegrafi/

Exit mobile version