Site icon Telegrafi

Kounde vazhdon të jetë prioritet i Chelseat

Jules Kounde dështoi të bashkohej me Chelsean në këtë verë, pasi Sevilla nuk hiqte dorë nga klauzola e tij.

Edhe pse kishte marrëveshje mes të dyja klubeve, në ditët e fundit të afatit kalimtar gjërat u distancuan më shumë.

Sevilla kërkonte nga Chelsea që të paguhej klauzola prej 80 milionë euro edhe pse fillimit ishin dakorduar për 60 milionë.

Dëshira e mbrojtësit ishte që të kalonte te The Blues, mirëpo klubi nga La Liga e tha fjalën e fundit.

Përkundër kësaj, Chelsea vazhdon të jetë e interesuar për transferimin e mbrojtësit dhe në janar mund të ketë marrëveshje, raporton Standard Sport.

Lexo po ashtu Presidenti i Sevillas, Castro: Kounde është lojtar i yni, por i konsiderojmë ofertat

Skuadra londineze pritet që të ofrojë sërish 60 milionë euro dhe Sevilla mund të pranojë atë shumë.

Kounde ishte acaruar jashtë mase me klubin spanjoll, duke u thënë se ata e dinë vlerën e parasë, por jo vlerën e gjërave tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version