Site icon Telegrafi

Kounde konfirmon se bisedoi me Guardiolën për një transferim te Manchester City

Jules Kounde është njëri nga mbrojtësit e ri më të vlerësuar në Evropë.

Qendërmbrojtësi i Sevillas , Jules Kounde ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme në dy vitet e fundit duke u bërë edhe objektiv i skuadrave të mëdha evropiane.

Francezi ka konfirmuar se gjatë verës ka zhvilluar bisedime transferimi me trajnerjn e Manchester Cityt , Pep Guardiola.

22-vjeçari ishte një nga yjet e ekipit të Sevillas që fitoi Ligën e Evropës sezonin e kaluar, duke mposhtur Interin në finale pasi eliminoi Manchester United në gjysmëfinale.

Ai e ka vazhduar atë formë të shkëlqyer edhe në edicionin aktual dhe po njihet si një nga lojtarët e rinj më të mirë në rolin e tij.

“Po, unë kam folur me Pep Guardiolan gjatë verës. Ai më ka telefonuar dhenkemi biseduar në gjuhën spanjolle”, tha Kounde për Canal Football Club .

“Biseda shkoi mirë dhe unë isha i interesuar të transferohem atje pasi kisha garanci se do të luaja, por nuk u bë ky transferim”, u shpreh talenti francez.

City në vend të Koundes në fund arritën ta transferonin mbrojtësin portugez Ruben Dias.

Kounde vazhdon të jetë në listën e dëshirave te skuadrat e mëdha si Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, Paris Saint Germain e Liverpool.

Por klubi i tij aktual Sevilla i ka bërë të qartë ekipeve të interesuara se dëshiron rreth 80 milionë euro për ta lënë të lirë atë. /Telegrafi/

Exit mobile version