Telegrafi

Kounde dëshiron të dëgjojë ofertat nga Chelsea dhe Unitedi

Mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde është i etur të dëgjojë ofertat nga Chelsea dhe Manchester Unitedi këtë verë.

Sipas gazetës AS, nëse mbrojtësi i Sevillas dhe Francës, Kounde do të sigurojë një lëvizje në Ligën Premier, ai ka zgjedhur klubet ku dëshiron të luajë.

Ky medium shton se Kounde do të favorizonte një transferim te Chelsea dhe United përpara Tottenhamit që ka bërë ofertë për të.

Kounde ka vendosur që ai do të largohet nga Sevilla vetëm për arsye sportive dhe se Tottenham, i cili do të luajë në Ligën e Konferencës sezonin e ardhshëm, nuk do të ishte një përparim i natyrshëm.

Në vend të kësaj, 22-vjeçari do të preferonte të paraqitej në një nga dy garat elitare evropiane dhe jo në turneun e ri të nivelit të tretë që fillon këtë sezon.

Kjo do t’i vinte Chelsean dhe Unitedin përpara Spurs në garën për nënshkrimin e Kounde, i cili vlerësohet 40-50 milionë euro nga Sevilla. /Telegrafi/