Nuk ndryshohen aspiratat themelore strategjike të Greqisë për të pasur një Ballkan Evropian në fqinjët e saj, sigurisht se për këtë kërkohet punë të duhur nga vendet kandidate për të përmbushur parakushtet evropiane, tha Giorgos Koumoutsakos nga Demokracia e Re në takimin e sotëm me gazetarët përcjell AIM nga Athina.
Koumoutsakos foli për të gjitha aspektet e politikës së jashtme greke, dhe në lidhje me marrëveshjen e Prespës tha se pozicionet e partisë janë të njohura. Ndërsa për perspektivat evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ai tha se, bëhet fjalë për dy raste të ndryshme, ndërsa të dyja vendet nuk shkojnë në një paket.
-Çdo rast vlerësohet veçmas, nuk ekzistojnë paralel për zgjerim”, tha Koumoutsakos.
Ai shpjegoi se është i gabueshëm perceptimi se nëse një vend fillon negociatat, ajo duhet të zbatohet për vendin tjetër dhe anasjelltas, nëse një vendit nuk i jepet një dritë të gjelbër, nuk duhet t’i edhe vendit tjetër, sepse “situata nuk është e njëjtë në Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut”./Telegrafi/