Telegrafi

Koulibaly te Liverpooli për një shumë rekorde

Foto: Goal.com

Liverpooli është i vendosur që të transferojë Kalidou Koulibalyn nga Napoli.

The Reds janë në dijen i se e kanë të vështirë që të transferojnë mbrojtësin senegalez në këtë afat, por mund të arrijnë një marrëveshje paraprake.

Sipas asaj që raporton Telegraph Sport, Liverpoolit i është bërë me dije se për të realizuar transferimin e Koulibalyt, duhet të shpenzojnë një shumë rekorde.

Napoli është duke kërkuar 112 milionë euro nga shitja e lojtarit dhe skuadrat që e duan kartonin e tj duhet të paguajnë shifrën.

Në garë për mbrojtësin ajnë edhe Manchester United e Manchester City, mirëpo Liverpooli po i prinë garës.

The Reds me gjasë do të ofrojnë lojtarë dhe një shumë të parave për të realizuar transferimin e Koulibalyt. /Telegrafi/