Kalidou Koulibaly thuhet se nuk është i interesuar t’i bashkohet Juventusit , duke mos dashur të ndjekë gjurmët e Gonzalo Higuain.
Qendërmbrojtësi 30-vjeçar senegalez kohët e fundit është lidhur me një lëvizje te bardhezinjtë, të cilët po kërkojnë një partner të besueshëm mbrojtës për Matthijs de Ligt .
Napoli dëshiron 40 milionë euro për nënshkrimin e Koulibalyt, dhe me një vit të mbetur në marrëveshjen e tij këtë verë duket si koha e duhur për të shitur.
Megjithatë, sipas gazetës Il Mattino, Koulibaly ka njoftuar të afërmit e tij në Napoli se nuk është i interesuar të nënshkruajë me Juventusin.
Ai është padyshim i vetëdijshëm për rivalitetin e fortë midis dy skuadrave dhe nuk dëshiron të ndjekë gjurmët e Higuain; Sulmuesi argjentinas u bë ‘non-grata’ në qytet pas transferimit të tij prej 90 milionë eurosh në Torino në korrik të 2016.
Napoli, Koulibaly si confessa con gli amici: “Non andrò mai alla Juventus” https://t.co/JG4ZXqhMyD
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) June 19, 2022
Me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, është ende e paqartë nëse 30-vjeçari do të nënshkruajë një marrëveshje të re me Napolin.
Për momentin, dëshira e presidentit Aurelio De Laurentiis për të ulur faturën e pagave është ajo që po pengon një rinovim të mundshëm. /Telegrafi/