Telegrafi

Koulibaly në listën e klubeve nga Arabia Saudite

(Foto: Getty Images)

Klubet nga elita e futbollit në Arabinë Saudite janë të interesuar për shërbimet e Kalidou Koulibaly – njofton Sport Zone.

Mbrojtësi i Chelseat (që ka kontratë deri në vitin 2026) është i interesuar të largohet nga Stamford Bridge, ndërsa para tij janë një sërë opsionesh.

Në mesin e tyre është edhe mundësia që 31-vjeçari të ndjekë hapat e emrave të mëdhenj të futbollit, si Cristiano Ronaldo e Karim Benzema, për ta vazhduar karrierën në Saudi Pro League.

Lexo po ashtu Nuk u përshtat në Angli, Koulibaly drejt rikthimit në Serie A

Bëhet e ditur se Blutë e kanë njoftuar lojtarin se do ta lejojnë të largohet, duke marrë në konsideratë transferimet e shumtë që i bënë në sezonin e kaluar.

Al-Ittihad është destinacioni më i mundshëm në rast se Koulibaly vendos të shkojë në Arabinë Saudite, por nuk përjashtohen edhe klubet tjera elitare. /Telegrafi/