Telegrafi

Koulibaly konfirmon largimin në verë nga Napoli, alarmohen gjigantët evropianë

Kalidou Koulibaly është gati të largohet nga Napoli në fund të sezonit.

Sipas mediumit italian Il Mattino, Koulibaly i ka thënë Napolit se dëshiron të largohet nëse klubi merr një ofertë të mirë në verë.

Koulibaly ka qenë shumë i lidhur me Manchester Unitedin para se ata të nënshkruanin me Harry Maguire, por senegalezi vazhdon të mbetet objektiv.

Lexo po ashtu Koulibaly drejt PSG-së, blen apartament luksoz në qendër të kryeqytetit francez

Qendërmbrojtësi ka informuar tashmë klubin që ai dëshiron të largohet nëse paraqitet një ofertë që konsiderohet e përshtatshme.

Së bashku me Unitedin, edhe Chelsea dhe Paris Sanit-Germain gjithashtu janë të i interesuar në mbrojtësin.

Favorit për transferimin e mbrojtësit llogaritet PSG, pasi Koulibaly tashë zotëron prona në Paris. /Telegrafi/