Kalidou Koulibaly është gati të largohet nga Napoli në fund të sezonit.
Sipas mediumit italian Il Mattino, Koulibaly i ka thënë Napolit se dëshiron të largohet nëse klubi merr një ofertë të mirë në verë.
Koulibaly ka qenë shumë i lidhur me Manchester Unitedin para se ata të nënshkruanin me Harry Maguire, por senegalezi vazhdon të mbetet objektiv.
Qendërmbrojtësi ka informuar tashmë klubin që ai dëshiron të largohet nëse paraqitet një ofertë që konsiderohet e përshtatshme.
Së bashku me Unitedin, edhe Chelsea dhe Paris Sanit-Germain gjithashtu janë të i interesuar në mbrojtësin.
Favorit për transferimin e mbrojtësit llogaritet PSG, pasi Koulibaly tashë zotëron prona në Paris. /Telegrafi/