Telegrafi

Koulibaly kërkohet nga gjigantët evropianë

Napoli mund të mbetet pa mbrojtësin e tyre më të mirë, Kalidou Koulibaly në fund të stinorit.

Reprezentuesi senegalez ka qenë shtyllë në mbrojtjen e Napolit këtë edicion dhe kështu ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

24-vjeçari ka qenë titullar në 35 takime me Napolin në të gjitha garat duke u vlerësuar lartë paraqitja e tij.

Kështu Manchester United, Chelsea, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain janë katër skuadrat e mëdha që dëshirojnë transferimin e tij.

Napoli e ka blerë yllin e saj dy vite më parë për gjashtë milionë euro, ndërsa tani vlera e tij është 25 milionë sosh. /Telegrafi/