Kalidou Koulibaly ka zbuluar së fundmi se kishte oferta nga klubet e Seria A, përpara se të zgjidhte një transferimin te Chelsea.
Në një intervistë të dhënë për mediet italiane mbrojtësi 31-vjeçar theksoi se Juventusi ishte një nga klubet që e dëshironte në skuadër, por francezi shton se nuk mund ta vishte atë fanellë.
“Seria A është e ekuilibruar, askush nuk priste që Juventus të ishte kaq prapa. Jam përballur me Milanin në Ligën e Kampionëve dhe ata janë një ekip i fortë”, ka thënë fillimisht ai.
Tutje ai u ndaj te fakti se pse nuk iu bashkua Juventusit në verë për të mos tradhtuar ish-tifozët e tij.
“Ishte një fanellë që nuk mund ta veshja për shkak të besimit dhe respektit”, ka thënë Koulibaly. /Telegrafi/