Kryediplomati grek Nikos Kotzias sot e ka shumë agjendën e ngjeshur dhe për këtë ditën e ka filluar me takim me Nikolla Dimitrov, me të cilin ishte takuar edhe mbrëmë në drekë jo-zyrtare, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Por, ai para Ministrisë për Punë të Jashtme në Maqedoni u prit me protesta dhe me brohoritje kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë.
Merret vesh se organizator të protestave janë ”Të gjithë për Maqedoni të përbashkët” ku bëjnë pjesë disa organizata nacionaliste që mbrojnë identitetin e Maqedonisë.
Përndryshe, Kotzias do të takohet edhe me zv.kryeministrin Bujar Osmani, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe liderët e partive BDI dhe OBRM-PDUKM, Ali Ahmeti dhe Hristijan Mickoski.
Tema e takimeve do të jetë kontesti i emrit dhe marrëdhëniet në mes dy shteteve. /Telegrafi/