Kam pasur një takim shumë interesant dhe serioz me zotëri Niemetz, i cili para ca kohësh qëndroi në Shkup. Ai më informoi për klimën atje, deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias , pas takimit të sotëm me ndërmjetësuesin Matthew Nimetz në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai, siç informoi MPJ greke, e ka konfirmuar ndërmjetësin për qëndrimin e Athinës pas takimeve të cilat autoritetet greke i kanë pasur ‘me Qeverinë e re të fqinjit verior’, njofton AIM.
‘U dakorduam të mbetemi në kontakt dhe të kërkojmë mënyra me të cilat mund të hapim proces që të gjendet zgjidhje’, ka thënë Kotzias.
Në pyetjen e gazetarëve nëse Greqia ka indikacione për vullnet të mirë nga Qeveria në Shkup, me shefin e diplomacisë greke është përgjigjur se ‘ka komunikim’, njofton AIM.
‘Komunikim po. Esencën duhet ta tregojnë’, ka deklaruar Kotzias. /Telegrafi/