Ministri grek për punë të jashtme, Nikos Kotzias, deklaroi se disa herë deri tani ka biseduar me mandatarin Zoran Zaev. Në konferencën për shtyp në Athinë, Kotzias tha se po sa të formohet qeveria e re do ta ftojë në Athinë ministrin e ri të punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kam biseduar disa herë me kryeministrin, më të riun, me Zoran Zaevin dhe sot pasi të merr besimin qeveria e re nga Kuvendi, do ta ftoj kolegun tim të ri, ministrin e punëve të jashtme Dimitrovin të vijë në Athinë dhe të shikojmë mënyrat për ta thelluar bashkëpunimin tonë dhe me kulturën e konsenzusit demokratik ta tejkalojmë problemin që e kemi”, tha Kotzias.
Ai gjithashtu shtoi se dëshiron të sheh stabilitet në Maqedoni./Telegrafi/