Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Ivo Kotevski, është përgjigjur në pyetjen e portalit ‘Meta’ nëse Nikolla Gruevski do t’i përgjigjet thirrjes së Zoran Zaevit për duel televiziv, por Kotevski ka theksuar se Zaev bën thirrje për shumë gjëra, por kjo nuk do të thotë se duhet t’i plotësohet çdo gjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Zaev bën thirrje për shumë gjëra. Bën thirrje për hapjen dhe ridefinimin e Marrëveshjes së Ohrit, bën thirrje për zbatimin e dygjuhësisë në tërë territorin e shtetit. Por, kjo nuk do të thotë se duhet t’i pranohet dhe t’i plotësohet çdo gjë’, deklaroi Kotevski.
Servisi nacional radiodifuziv gjegjësisht Radio- televizioni i Maqedonisë, do të organizoj ballafaqim parazgjedhor të katër kryetarëve të katër partive më të mëdha më 8 dhjetor. /Telegrafi/