Drejtori i burgut hetues në Shuto Orizare, Gjoko Kotevski, do ta dëgjojë kryeministrin Zoran Zaev dhe do të jep dorëheqje nga posti i drejtorit, pas incidentit të djeshëm ku u sulmuan fizikisht Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski.
Ai tha se dorëheqje do të jep të hënën kur edhe pritet të përfundojnë hetimet e brendshme për përgjegjësi nga personat e punësuar në burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Fjala e kryeministrit është fjala e fundit. Nëse është i pari mes të barabartëve, duhet të respektohet fjala e tij. Unë do të flas me kryeministrit, pasi nëse ka hapësirë do të doja të kem hapësirë të përfundojë hetimet dhe me raport të plotë të shkojë në Drejtorinë për vuajtjen e dënimeve, para ministres së Drejtësisë Renata Deskoska dhe para kryeministrit Zoran Zaev. Do ta respektoj vendimin në lidhje me dorëheqjen”, tha Kotevski.
Ai tha se ka zbuluar detaje të reja për incidentin, të cilat do t’i publikojë pasi të përfundojnë hetimet./Telegrafi/