Telegrafi

Me kostum elegant dhe atlete, Agnesa Vuthaj rrëmben vëmendje në imazhet e reja

Agnesa Vuthaj (Foto: Instagram)

Është emër mjaft i dashur për publikun dhe tanimë shquhet si njëra nga modelet më të suksesshme në trojet shqiptare.

Fjala është për Agnesa Vuthajn, e cila tërheq vëmendje thuajse me çdo postim që publikon në rrjetet sociale.

Bukuroshja nga Istogu është shfaqur tejet atraktive në imazhet e reja që ka publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram, teksa pozon pranë “Blue Wall”.

Me kostum elegant dhe me atlete, 33-vjeçarja nuk ka si të mos rrëmbejë vëmendje me dukjen e saj atraktive.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e llojllojshme as këtë herë nuk kanë munguar nga fansat e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Agnesa përndryshe ditë më parë ka qenë në kopertinën e revistës së famshme angleze “Global Woman”, e cila u kushtohet femrave të suksesshme në fusha të ndryshme.

Me këtë rast modeles shqiptare i është kushtuar një artikull, duke e përshkruar suksesin që ajo ka arritur në fushën e modelingut, biznes dhe ndërmarrësi. /Telegrafi/