Site icon Telegrafi

Kostoja e rindërtimit të Ukrainës kap shumën e 750 miliardë dollarëve

Kryeministri ukrainas Denys Shmygal, ka thënë se kostoja e rindërtimit të vendit të tij mund të arrijë në 750 miliardë dollarë – e sipas tij këtë faturë do të duhej ta paguante Rusia.

“Ne besojmë se çelësi i rimëkëmbjes do të duhej të ishte konfiskimi i aseteve të Rusisë dhe oligarkëve të këtij vendi”, shtoi Shmygal – duke theksuar se vlera e aseteve ruse që janë ngrirë kapin shumën e 500 miliardë dollarëve,  transmeton Telegrafi.

“Autoritetet ruse e kanë shkaktuar këtë luftë të përgjakshme. Ata shkaktuan shkatërrimin masiv dhe duhet të jenë përgjegjës për këtë. Pra kjo faturë do të duhej të paguhej nga rusët”, tha ndër tjera kryeministri ukrainas.

Lexo po ashtu Kryeministri ukrainas thotë se dëmet e drejtpërdrejta në infrastrukturë kapin vlerën e mbi 100 miliardë dollarëve

Ky koment vjen në kohën kur Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss, tha se Rusia duhet të jetë fajtore dhe të paguaj faturën e dëmeve.

“Po e shqyrtojmë opsionin e aseteve ruse”, tha për fund Shmygal në konferencën e mbajtur në Lugano të Zvicrës.

Sipas tij, vlera e dëmeve të drejtpërdrejta të infrastrukturës në Ukrainë shkon në mbi 100 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version