Site icon Telegrafi

Kostoja e jetës dhe fatkeqësitë natyrore, mbi 500 mijë banorë braktisën Kaliforninë

Më shumë se 500 mijë njerëz u larguan nga Golden State që nga viti 2020 kur filloi pandemia COVID-19, tregojnë të dhënat e migracionit të Regjistrimit në SHBA.

Eksodi i afërsisht 508 mijë banorëve midis prillit 2020 dhe korrikut 2022 u nxit nga çmimet e larta të banesave, fatkeqësive shumë të shpeshta natyrore, si zjarret dhe rrëshqitjet e dheut dhe nivelet e larta të krimit në qytete, raporton nypost.

Rënia më e madhe e popullsisë ishte në qarkun e San Franciscos, me 7,1 për qind dhe në qarkun Lassen, me 7,5 për qind.

Lassen County, në Kaliforninë veriperëndimore, u godit nga zjarri masiv në vitin 2021, transmeton Telegrafi.

Kriza e vazhdueshme e përballueshmërisë së çmimeve të banesave është një faktor kyç në eksodin, thotë H.D. Palmer, zëvendësdrejtor i punëve të jashtme në Departamentin e Financave të Kalifornisë.

Në Sacramento, një familje duhet të ketë të ardhura mesatare prej rreth 145 mijë dollarësh për të përballuar sfidat e jetës, megjithatë të ardhurat mesatare nuk janë më shumë se 71 mijë dollarë.

Në San Francisco, të cilin shumë drejtues të industrisë së teknologjisë e braktisën për shkak të pandemisë, shumë hapësira zyrash qëndrojnë bosh dhe rrugët e qytetit, ndonjëherë të varur nga droga, kanë pushtuar në lagje të shumta.

Rritja e të pastrehëve dhe krimit kanë ndikuar në “cilësinë e ambientit jetësor” që ofroi dikur qendra e qytetit, tha Patrick Carlisle, analisti kryesor i tregut të Compass.

Gjërat janë përkeqësuar edhe më shumë me largimin e punëtorëve nga puna në industrinë e teknologjisë – e cila tani kryeson me 130 mijë pozicione – kanë detyruar punëtorët e klasës së mesme të lëvizin drejt vendbanimeve të tjera.

Disa zona të shtetit kanë pasur rritje të popullsisë. Nëntëmbëdhjetë nga 58 qarqet e Kalifornisë panë një rritje në numrin e banorëve gjatë të njëjtës periudhë kohore – kryesisht qarqe në brendësi me kosto më të ulëta strehimi.

Qarku me rritjen më të shpejtë ishte San Benito, i cili ndodhet në jug të Zonës së Gjirit. /Telegrafi/

Exit mobile version