Telegrafi

Kostadinovski takohet me homologun slloven

Zëvendësministri për bujqësi, pylltari dhe ujëra, Vanço Kostadinovski mbrëmë është takuar me ministrin për bujqësi, pylltari dhe ushqim të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhidan, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur nga ministria, në takimin në Brdo në Kranj është biseduar për këmbim përvojash në pylltari.

Sllovenia është shtet udhëheqës në BE në sferën e pylltarisë dhe zbatimit të atyre përvojave që mund ti ndihmojnë Republikës së Maqedonisë në avancimin e saj në këtë sektor, sidomos në legjislacion dhe harmonizimin me legjislacionin evropian. Duke pasur parasysh se përgatitet një koncept i ri për shërbime këshillëdhënëse në bujqësinë e Maqedonisë, Zhidan e ka njoftuar Kostadinovskin me përvojat sllovene, ndërsa me qëllim të përmirësimit të konkurrencës në bujqësinë e Maqedonisë në suaza ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujrave./Telegrafi/