Site icon Telegrafi

Kostadinovska-Stojçevska: Do të rinovohet kinemaja e mëparshme “Partizani” në Manastir, do të shndërrohet në qendër moderne multifunksionale

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska paralajmëroi se sivjet do të fillojë të rinovohet kinemaja e mëparshme “Partizani” në Manastir, ndërsa qëllimi është shndërrimi i saj në një qendër moderne dhe multifunksionale.

Ideja, siç theksoi ministrja, është që objekti i kinemasë së mëparshme “Partizani” të shndërrohet në një qendër moderne, multifunksionale, efikase për punë, një hapësirë ​​komode, e cila do ta pasuronte skenën kulturore në qytetin e Manastirit.

“Sivjet po fillojmë ta rinovojmë. Do të jetë një objekt shumëfunksional. Disa herë pata mundësi të takohem me ta kur e zhvillonim projektin, njerëz të rinj që thithin idetë. Së pari do të funksionojë kinemaja ‘Partizani’, sepse duhet të kemi shumë kujdes me teatrin dhe qendrën e kulturës, nuk duhet t’i mbyllim, sepse nuk është punë në gjashtë muaj. Fillimisht të punojë kjo, të kemi një skenë alternative”, thotë Kistadinovska-Sojçevska, në një intervistë për emisionin në internet “Jugo” me Mimi Markovski.

Ndërtesa e kinamasë së mëparshme “Partizani” është ndërtuar në kohën e ish-Jugosllavisë dhe shërbente për shfaqjen e projeksioneve të kinemasë. Për shumë vite ka punuar si një nga kinematë në qytetin e Manastirit, e më pas si dy kinematë e tjera në periudhën pas viteve 90-ta, është mbyllur.

Në vitin 2006 me vendim të Qeverisë, ky objekt i është dhënë në shfrytëzim Teatrit Popullor të Manastirit.

Exit mobile version