Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska gjatë vizitës së sotme në Tetovë foli për ndërtimin e objektit të ri të Teatrit, hapësirat e bibliotekës së re dhe për Kalanë në Tetovë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Libraria Koço Racin është transferuar në një hapësirë tjetër, e cila nuk është më e vogël se ajo paraprake përkundrazi ka marrë edhe hapësirë shtesë e cila do të shfrytëzohet si depo. Në objektin në të cilën më herët ishte e vendosur biblioteka do të vendoset Europe House një gjë që i duhet këtij qyteti
Bibliotek deri në vitin 2028 duhet tërësisht të transferohet në objektin e ri”, tha Ministrja e Kulturës.
Ministrja bëri thirrje që çështja e bibliotekës në Tetovë të mos përdoret për çështje politike.
E pyetur se kush është përgjegjës për konservimi dhe rikonstruimin e Kalasë së Tetovës, Kostadinovska-Stojçevska tha kjo është në kuadër të pushtetit lokal.
“Konservimi, rikonstruimi dhe renovimi është në përgjegjësi të institucionit shtetëror të Trashëgimisë Kulturore, mirëpo Kalaja e Tetovës ashtu si edhe Kalaja e Shkupit janë nën përgjegjësin e pushtetit lokal, do të thotë se në këtë rast përgjegjësia është e ndarë me pushtetin lokal dhe ato duhet të marrin masa”, tha Ministrja.
E pyetur se kur do të përfundojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri të Teatrit të Tetovës, Ministrja tha se objekti duhet të jetë gati deri në vitin 2028.
“Objekti i ri me vendimin e Qeverisë ishte planifikuar të përfundojë deri në vitin 2026, mirëpo për shkak të krizës me kovid dhe ngadalësimit të punimeve dhe mungesës së mjeteve të lëshuara nga qeveria, tani dinamika është ndryshuar dhe se ajo duhet të jetë gati deri në vitin 2027. Mirëpo depoja është gati dhe bibliotekë e Tetovës ka të drejtën e shfrytëzimit të saj”, shtoi Kostadinovska-Stojçevska./Telegrafi/