Site icon Telegrafi

Kostadinovska-Stojçevska: Nëse kanë çfarëdo lloj prove për krim, le të nisin procedurë

Reagoi ish-ministrja e Kulturës në lidhje me akuzat e OBRM-PDUKM-së.

“Nëse kanë çfarëdo lloj indicie për krim ose veprimtari kriminale nga ana ime në Ministrinë e Kulturës, i inkurajoj të nisin procedurë para institucioneve kompetente”, shkroi në Facebook ish-ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.

Lexo po ashtu Lefkov: Bisera Kostadinovska-Stojçevska në Londër me paratë e popullit ka blerë çorape, topa valixhe

“Ja publikova një nga provat që nuk kam përdorur fonde buxhetore as kartë zyrtare për valixhet e blera. Ministri Ljutkov dhe ekipi i tij, i afërt me ish-ministren e tyre të njohur për blerjen e këpucëve, çantave dhe fustaneve të markës, le të merren me kulturën maqedonase në vend që të humbasin kohë duke kërkuar në Google për dyqane nga ku kam blerë për të bërë drama para publikut” shkroi Stojcevska.

 

Exit mobile version