Telegrafi

Kostadinov: Zaev nuk është i përzier në rastin “Haraçi”, ai e ka paraqitur

Videoja e fundit e publikuar nga mediat italiane nuk tregon në asnjë moment përfshirjen e kryeministrit Zoran Zaev në rastin “Haraçi”, por krejt e kundërta, thotë zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

Nga video inçizim, siç theksoi ai, është e qartë se kryeministri Zaev nuk është i përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në këtë rast, por bëhet e qartë se qëllimi i vetëm i këtyre videove është diskreditimi i tij.

“Kryeministri Zaev e paraqiti rastin dhe luftoi për drejtësi, duke krijuar institucione të pavarura që luftojnë me të vërtetë krimin dhe korrupsionin. Autoritetet kompetente tani duhet të shpejtojnë hetimin për rastin aktuale “Haraçi”, duke lokalizuar porositësit, përmbaruesit dhe ndihmësit. Qytetarët meritojnë drejtësi dhe duhet të ketë drejtësi. Të gjithë duhet të japin llogari, nga e para deri tek i fundit, duke përfshirë edhe manjakët e krijuar nga regjimi i Nikolla Gruevski”, thotë Kostadinov.

Lexo po ashtu Boki 13 në aferën “Haraçi” e përmend edhe kryeministrin Zoran Zaev

Ai tha se çdo skenar për shpëtimin e kriminelëve nga burgu do të dështonte dhe i kërkoi liderit të OBRM-PDUKM-së që të përgjigjet se cilët dy personat që shihen në video është takuar, nëse dhe çka ka pranuar në dorë./Telegrafi/