Telegrafi

Kostadinov: Siljanovska Davkova është trashëgimtare e Gruevskit

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kosdinov tha se “aj çfarë ndodhi në konventën e OBRM-PDUKM-së ishte vetëm zyrtarizim i kandidatit të Hristijan Mickoskit dhe Nikolla Gruevskit”.

“Çfarë mund të thuhet për kandidat që sot e shohim se si shëtit me Gjorge Ivanov. E dimë se qytetarët nuk duan dhe nuk do të lejojnë Gjorge Ivanov të ri”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se Gordana Siljanovska dje në konventë mund të largohej nga politikat kriminele dhe shkatërruese Nikolla Gruevskit dhe se nuk i distancua nga gjuha e urrejtjes së kolegeve të saj, që i dhanë mbështetje.

“Dje ishim dëshmitarë se si Gordana Siljanovska mbetet dorë e zgjatur e Hristijan Mickoskit”, tha Kostadinov duke shtuar se në zgjedhjet e ardhshme për kryetar shteti Mickoski dhe Siljanovska do të pësojnë disfatë./Telegrafi/